Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ikja e mjeshtrit të skulpturës Arben Bajo, miq e kolegë të trishtuar!

Ikja e mjeshtrit të skulpturës Arben Bajo, miq e kolegë të

Ka humbur betejën me koronavirusin mëngjesin e së dielës skulptori i njohur, Arben Bejo.

Bejo është ndarë nga jeta në spitalin infektiv, ndërsa gjendja e tij është përkeqësuar të shtunën.

Miq, e kolegë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të skulptorit.

Ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shkruan:

Te mos kishte ardhur ky mengjes qe u gdhi duke ikur Arben Bajo
Artisti i formave te heshtura qe do te flasin perjete,
Gjirokastriti i heshtur qe fliste me sy e me duar te arta

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Pas betejes me virusin e pabese, Shqiperia humbi nje nga skulptoret me te mire, Akademia nje nga profesoret me te perkushtuar, Tirana nje nga qytetaret me fisnike! Ngushellime familjes se Arben Bajos ne diten me te veshtire - kryelarte per nje prind, partner e artist te rralle!

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti:

Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty...
Një ditë kaq e trishtë sot!
Kemi një artist më pak..
Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh.... u nda prej nesh.
A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!?
U prehsh në paqe!
Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh!

Universiteti i Arteve:

Ikja dhe ndarja eshte gjithmone e trishte...Arben Bajo la pas shume dhembje kur iku kete mengjes gushti me diell, si per tu kujtuar te gjitheve edhe neser, buzeqeshjen e diellte qe ju jepte nga e djeshmja e tij...Nje kafe me ty mik qe dhe kur flisje dukeshe si nje artist skene qe deklaroje pjesen tende te jetes,fatkeqesisht kaq te shkurter...nje bisede me ty...nje psheretime per ty dhe dhembje pafund per ty dhe ne qe do te te kujtojme gjithmone!....I dhe forme baltes ne te djeshmet e tua, qe te jesh bronx per te nesermen e pambarimte ne te cilen ti do marresh me vete dhe kafen e fundit me mua para pak ditesh...edhe mirenjohjen e pafundme te miqesise qe na dhurove ne vite !...Zoti bekofte familjen tende me miresi dhe shendet !!!/ I.M-Dritare.net