
Humb jetën nga koronavirusi skulptori i njohur Arben Bajo!
Dritare.net
Arben Bajo, skulptori i njohur i cili prej ditësh ndodhej në intubim në Spitalin Infektiv, nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë mëngjesin e kësaj të diele, miku i tij Arbër Kadia.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’’, Kadia shprehet i pikëlluar për këtë ndarje para kohe. “Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.
Kujtojmë që skulptori prej ditësh ndodhej në gjendje të rëndë dhe mbrëmjen e së shtunës gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë.
Arben Bajo u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare. Skulptori kishte çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit. Ai ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit,Vaçe Zelës në Lushnje etj./ I.M-Dritare.net

















