Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I heqin telefonin, adoleshenti përfundon në spital me krizë

I heqin telefonin, adoleshenti përfundon në spital me krizë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin San Luigi të Orbassanos, ku një adoleshent është paraqitur në gjendje të rënduar, i shoqëruar nga prindërit e tij. Mjekët e urgjencës janë përballur me një situatë që në pamje të parë ngjante me një krizë e ngjashme me atë nga substancat narkotike.

"Kur mbërriti në urgjencë, kishte të gjitha simptomat e një personi në krizë nga substancat," – rrëfen për Corriere della Sera profesori Gianluca Rosso, mjek kirurg dhe specialist në psikiatri, si dhe profesor i asociuar në Departamentin e Neuroshkencave në Universitetin e Torinos.
“Por ajo që i mungonte në mënyrë, nuk ishte ndonjë droga ishte telefoni” – shton doktori.

Adoleshenti kishte përjetuar një varësi të thellë psikologjike ndaj përdorimit të smartphone-it, dhe ndërprerja e menjëhershme i kishte shkaktuar një reagim të ngjashëm si mungesa e lëndëve narkotike. Rasti ka rindezur diskutimet mbi varësinë digjitale, sidomos te të rinjtë, dhe nevojën për ndërhyrje të hershme psikologjike e edukative./L.F-dritare.net