Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve
E Hënë 23 Mars 2026, 16:04
Dritare.net

Qeveria ka miratuar hyrjen në fuqi të Bordit të Transparencës, ashtu siç ishte paralajmëruar disa ditë më parë.
Ky vendim vjen si reagim ndaj rritjes së ndjeshme të çmimeve të karburanteve në vend, e ndikuar nga zhvillimet e fundit dhe konflikti në Lindjen e Mesme.
Sipas burimeve zyrtare, në ditët në vijim pritet të zhvillohet mbledhja e parë e këtij bordi, ku do të diskutohet dhe vendoset çmimi tavan për karburantet, me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe stabilizimin e tregut./K.C/dritare.net