Halim Kosova tregon kulisat në PD: Për shëndetësinë, jam gati të bashkëpunoj me Ramën!
Dritare.net

Doktor Halim Kosova, ish-deputet i PD-së, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ka folur në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë por edhe marrdhëniet me liderët e partive të mëdha, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
Ai ka folur për distancimin nga PD-ja , duke treguar edhe mesazhet me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që, nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë.
Covid ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë.
Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë. I thashë jo.
Kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet.
Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifikuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza.
Nuk e besoj , i thashë. Më tha të sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë Dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa.
Besnik Mustafa më ka thënë, që unë kam votuar për ty , je njeri me vlera. Genci, Nishani dhe një tjetër kot si numër votuan kundër.
Nga ana tjetër, Kosova është shprehur se kryeministri Rama e ka vlerësuar punën e tij të palodhur.
Ai tregoi një prej rasteve që ishte nxehur shumë me pjesëtarë të PD-së për mos vlerësimin e tyre në krahasim me vlerësimin e punës që i bëri Rama.
“Nuk kam për ta harruar kur më tha tani e ka radhën doktori Halim Kosova. Ai foli aq shumë për punën time e fillova duke qeshur po mu duk vetja si fëmijë që shkova aq shpejt e ai nuk kishte mbaruar akoma. Ai bëri vlerësime maksimale për punën time saqë njëherë u nxeha tek PD-ja e u thash që është e pafalshme që të më vlerësojë Edi Rama më shumë se juve”, tha mjeku.
Kosova la të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me parti të tjera, përfshirë këtu edhe PS-në.
“Pa diskutim sistemi i kujdesit shëndetësor është gjëja që më pëlqen dhe di të bëj më mirë, nëse unë treçerekun e jetës sime ia kam kushtuar atij. Unë nuk e hedh poshtë atë. Do të bëj çmos. Jam i sigurt që PD nuk më lëshon kollaj, çdo parti që do të më ofronte s’do t’i thosha jo. Po të shikosh raportin e OSBE i vetmi emër është Halim Kosova. Ishin në një mbledhke me Joridën dhe më pyeti një nga të ftuarit ishte anglez. ‘Kam një pyetje, çfarë mendimi ke për Ramën’. Edhe unë qesha përse duhet tët them se çfarë mendoj. Pavarësisht se nuk është kryeministri ideal nga partia që ideoj, por në momentin që merr votën është edhe kryeministri im, nuk kam pse ju them juve se çfarë mendoj. Nuk pranoj që të shajnë atë që shqiptarët kanë mbi krye”, tha Kosova./M.M-dritare.net