
Grida Duma, poston një foto nga plazhi dhe një mesazh!
E Diel 23 Gusht 2020, 20:08
Dritare.net
Të rralla janë fotot e ish-deputetes Grida Duma, që nuk lidhen me profesionin e saj. Gjithmonë e rezervuar kur vjen puna për jetën jashtë politikës.
Ndërsa së fundmi ka postuar në rrjetet sociale, një foto nga pushimet e kësaj vere. Si një vajzë durrsake ajo ka një dashuri të madhe për detin.
E këtë e përshkruan më së miri, krahas fotos ku shfaqet shumë ndryshe, zhveshur nga petku i rrobave zyrtare që jemi mësuar ta shohim zakonisht.
"Zgjimi” nga rutina e “përtacisë” fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten!
Deti, noti dhe zhytja janë zgjedhja ime e parë, e kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe", shkruan Duma./L.F-dritare.net

















