Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Peshqve 24- 30 mars 2025 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Peshqve 24- 30 mars 2025 nga Christine Haas

Gjatë kësaj jave do i përkushtoheni më tepër jetës tuaj sentimentale. Do keni diskutime goxha të gjata me partnerin dhe do vendosni pikat mbi “i” për disa çështje delikate. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse që ditët e para dhe gjatë gjithë javës do përjetoni emocione të këndshme. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme dhe vështirësi, përkundrazi do jeni energjike dhe dinamike. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po nuk kryet çmenduri gjendja do mbetet e kënaqshme. Në punë do keni ide shumë të mira sesi të arrini atje ku keni dëshiruar. Do lodheni e do mundoheni paksa, por rezultatet do ua mbushin zemrën me gëzim. /dritare.net