
Foto/ Papa Francesku del nga spitali: Faleminderit për lutjet tuaja
Dritare.net
Papa Francesku doli sot nga spitali dhe shkoi në Vatikan. Rreth orës 12 Papa u shfaq në një ballkon të vogël të spitalit Gemelli për lutjen e së dielës. Ishte dalja e tij e parë publike që kur u shtrua në spital më 14 shkurt.
“I falënderoj të gjithë për lutjet. E përshëndes këtë zonjë me lulet e verdha.”, këto ishin fjalët e para të Papës, i ulur në karrocën e tij me rrota. Më pas Françesku bekoi turmën e besimtarëve. Ai dukej i lodhur, por buzëqeshi dhe i falënderoi të gjithë besimtarët për lutjet e tyre.
Ati i Shenjtë, 88 vjeç, ishte shtruar në spitalin “Gemelli” të Romës më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Fillimisht ai u trajtua për bronkit përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dyja mushkëritë./K.C/dritare.net

















