Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta në moshë të re, gazetari i njohur sportiv

Ndahet nga jeta në moshë të re, gazetari i njohur sportiv


Është ndarë nga jeta sot gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Gazetari prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Për ikjen para kohe të Saimir Demit ka shkruar edhe gazetari dhe kolegu i tij, Defrim Met'hasani.

“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij.
U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije…! “, shkruan Met'hasani.

Dritare.net i shpreh ngushëllimet familjes së gazetarit Saimir Demi!/K.C/dritare.net