Grenell: Unë nuk e shoh si obsion shkëmbimin e territoreve
Dritare.net
I dërguari i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell, e ka mohuar personalisht, se shkembimi i territoreve është një obsion i mirë marrëveshjeje.
I pyetur nëse për të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell ka thënë. “ Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion” nënvizoi ai në një intervistë për T7.
“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme” ka thënë ai./ I.M-Dritare.net