Gjyqtarët kërkuan rritje rroge, Rama: I kanë njësoj me Greqinë, më të larta se rajoni
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka komentuar publikimin e regjistrimit të një seance të Gjykatës Kushtetuese, ku gjyqtarë dhe përfaqësues të shoqatave të gjyqtarëve kanë kërkuar rritje pagash.
“Gjykata Kushtetuese publikoi përpara ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese, që t’iu rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë tejet për të dëshiruar.
Nuk është çështje personash, por ja si flet njëri, unë jam gjykatës karriere, kuptoj nga politika, jeta shoqërore, nga të gjitha. Nga ana e kryeministrit u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin fuqinë e tyre për të shkelur mbi dy pushtetet e tjera. Mendova këtë, që edhe ne të zgjuar jemi. E kam bërë kërkesën personalisht. Ky i thotë gjykatës, thashë ta bëjmë tinëz këtë punë, qeveria e kishte mendjen te zgjedhjet jo te ne, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat, 37 milionë euro të tjera.
Gjyqi është gjyq në fund të fundit thotë, se nëse të tjerët janë dhe nuk janë, ne të tjerët që jemi në shumë punë të tjera, gjykatësit janë vet zot dhe vet shkop. Jemi koshientë thotë për nivelin e pushtetit ekzekutiv, të demokracisë. Po për çfarë niveli të demokracisë bën gjyqtari me ironi. Dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri, pagat e gjykatësve sot, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi, vendi BE, dyfish se pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin e Zi", tha Rama në një video publikuar në rrjetet e tij sociale, sot!/L.F-dritare.net