
Gjyqtares Irena Gjoka i shtohen truprojat, pas sulmeve të Berishës
E Enjte 23 Nëntor 2023, 20:08
Dritare.net
Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë fizike për gjyqtaren antikorrupsion, zonjën Irena Gjoka, të cilës nga katër truproja i janë vendosur 6 edhe në banesë.
Shtimi i sigurisë ndodhi mbas sulmeve verbal ndaj gjyqtares, pas vendimit të datës 20 tetor, ku vendosi detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin.
Garda deklaroi se katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që të tjerët është vlerësuar të shtohen pasi sulmeve të fundit ndaj saj./K.C/dritare.net

















