
Gjirokastra hap një shteg të ri turistik në “7 Krojet”
Dritare.net
Gjirokastra vazhdon të rrisë potencialin e saj turistik me përfundimin e punimeve në zonën e njohur si “7 Krojet”. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë lajmin për përfundimin e rikonstruksionit të kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në këtë zonë historike, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm drejt zbulimit të bukurive të fshehura të “qytetit të gurit”.
Sipas Kryeministrit, ky projekt synon të krijojë një tjetër pol turistik në Gjirokastër, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të eksplorojnë më thellë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të qytetit. “7 Krojet”, një zonë me histori, arkitekturë karakteristike dhe burime natyrore, tashmë bëhet më e aksesueshme falë infrastrukturës së re.
Ky investim vjen në kuadër të nismave për zhvillimin e turizmit kulturor dhe promovimin e destinacioneve autentike në Shqipëri./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















