
Një familje indiane, përbërë nga dy mjekë dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, humbën jetën tragjikisht në aksidentin e avionit Air India që u rrëzua pak pas nisjes në Ahmedabad.
Doktori Pratik Joshi, i cili jetonte në Londër prej gjashtë vjetësh, kishte vendosur të transferohej me familjen e tij në Angli. Bashkëshortja e tij Komi Vyas, gjithashtu mjeke që punonte në spitalin Pacific në Udaipur, kishte dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë para udhëtimit për t’i bashkëngjitur bashkëshortit.
Para nisjes, familja kishte dërguar një selfie për të ndarë me të afërmit këtë moment të rëndësishëm, që do të ishte fotoja e fundit e tyre. Ata ishin një çift i përkushtuar dhe ambicioz që ëndërronte një jetë më të mirë për fëmijët e tyre — binjakët Nakul dhe Pradyut, 5 vjeç, dhe vajzën Miraya, 8 vjeçe.
Një mik i familjes tha për mediat indiane: “E gjithë qyteti është në gjendje shoku. Ishin njerëz të dashur, me shumë ambicie për të ardhmen e fëmijëve të tyre.”
Nga të gjithë pasagjerët në bord, vetëm një person shpëtoi nga ky aksident tragjik./L.F-dritare.net

















