Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Ja grupi i armatosur që vrau policin në veri të Kosovës! 

Foto/ Ja grupi i armatosur që vrau policin në veri të



Kryeministri Albin Kurti bëri publike fotot e formacionit të armatosur që vrau policin dhe plagosi dy të tjerë në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm.

Albin Kurti u shpreh në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës se në fshatin Banjskë të Zveçanit janë 30 persona të armatosur rëndë. Kurti ka kërkuar që sulmuesit të dorëzohen te organet e sigurisë.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun e e kanë plagosur Alban Rashitin. Organet e sigurisë dhe prokuroria do të zhvillojnë hetimet për t’i kuptuar këto uniforma të cilat siç shihet përveç xhipave, kanë edhe një autoblindë aty. E vëreni se ka një gjoksore që është tipike për uniformën dhe pajisjet në vendluftime. Është paraqitur një formacion i organizuar që ka ardhur të luftojë në Kosovë. Sulmet e grupeve të armatosura me armë të të gjitha llojeve afër lokacionit ku është vrarë polici ynë po vazhdojnë akoma. E dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare e logjistike nga Beogradi zyrtar po sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjshmërinë, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të kapen, gjykohen dhe dënohen. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit, kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.”, tha Kurti ndër të tjera./K.C/dritare.net