
Çfarë po ndodh në Vorë? Ja pse nuk dalin rezultatet e numërimit të votave!
Dritare.net
Vonesa në shpalljen e rezultateve të votimit elektronik në Bashkinë e Vorës lidhet me një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili, pas kërkesës së Partisë Demokratike (PD), vendosi të shtyjë publikimin e rezultateve për të shmangur ndikimin e tyre në perceptimin publik përpara përfundimit të numërimit në zona të tjera.
Megjithëse votimi dhe numërimi elektronik në Vorë mundësojnë një shpallje të menjëhershme të rezultateve, KQZ vendosi të publikojë rezultatet e Vorës dhe Njësisë 10 në Tiranë vetëm pasi të fillojë procesi i tabulimit të rezultateve në qendrat ku është votuar manualisht.
Pavarësisht këtij vendimi, disa komisionerë në Vorë kanë printuar rezultatet menjëherë pas mbylljes së votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste (PS) kryeson me 1315 vota, ndërsa Partia Demokratike (PD) ka marrë 893 vota.

















