
Sipërmarrje, real estate, restorante. Këto janë mes bizneseve që kanë shqiptarët në Amerikë. Sipërmarrësja dhe aktivistja Mirela Kanini tha për gazetaren Rudina Xhunga në Shqip në DritareTv se Amerika ka shumë shqiptarë që na bëjnë krenarë, sepse janë punëtorë, të zgjuar e të dashur shqiptarët, ndaj dhe i duan amerikanët.
“Shqiptarët janë popull i zgjuar, janë punëtorë, të paktën kur janë jashtë ose janë të detyruar të punojnë. Janë të integruar. Unë njoh shqiptarë të suksesshëm që na bëjnë krenarë. Janë të suksesshëm në të gjitha fushat, jo vetëm nga biznesi, por edhe në shkenca. Bizneset që kanë shumë shqiptarë janë, restorante, real estate. Ka shumë gjëra për të bërë dhe shqiptarët përfshihen, janë sipërmarrës. Shqiptarët nuk duan shefa mbi kokë, duan të jenë vetë shefa. Kjo natyrë krenare që kanë i ka ndihmuar të ecin përpara dhe shumë kanë ecur. Kur kam qenë menaxhere te kompania kishte dhe shqiptare dhe të them të drejtën dallonin. Janë shumë të zgjuar shqiptarët, nuk ke nevojë t’ia thuash 100 herë një gjë, të kuptojnë, kanë disiplinë dhe i duan të gjithë. Në ambiente të tjera shqiptarët janë populli që i duan të gjithë. Dhe amerikanët prandaj i duan se janë të ngrohtë, të shoqërueshëm.”, tregon zonja Kanini./K.C/dritare.net


