Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

27 vjet në Çikago! Ikëm nga Shqipëria në 1996-ën se na kërcënonin!

27 vjet në Çikago! Ikëm nga Shqipëria në 1996-ën

Mirela Kanini sipërmarrëse dhe shkrimtare në SHBA erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv për të treguar historinë e jetës së saj. Zonja Kanini rrëfen se ikën nga Tirana në Çikago se ishin të detyruar, pasi ndiheshin të kërcënuar sepse për shkak të biznesit u bënë target për gjoba. Pastaj erdhi 1997-ta dhe i vuri vulën qëndrimit të tyre në SHBA.

Unë kam ikur në Amerikë në 1996-ën. Edhe pse kishim një jetë të stabilizuar në Tiranë, kemi qenë të detyruar të ikim sepse na kërcënonin. Bashkëshorti im kishte nisur një biznes atëherë dhe u bëmë target për gjoba. U bë e frikshme jetesa sepse ai udhëtonte shpesh jashtë Shqipërisë dhe unë isha vetëm. Familja ime kishte pak kohë që kishte ikur në Amerikë. Ne ikëm për ta provuar, jo për të qëndruar. Sepse Amerika gjithmonë më është dukur vend shumë i largët dhe nuk e mendoja jetesën atje. Ikëm me vizë turistike dhe pas disa muajsh ndodhi 1997-ta dhe i vuri vulën gjithçka. Ishte fati ynë që u gjendëm atje. Nëse në 1996-ën ishim pre kërcënimesh, në 1997-ën do ishim targeti kryesor.”, tregon zonja Kanini./K.C/dritare.net