Eva Buzo nderohet me çmimin e veçantë, pasi notoi 35 orë!
E Mërkurë 21 Gusht 2024, 15:03
Dritare.net
Eva Buzo, avokatja me origjinë shqiptare është nderuar sot me certifikatën "Mirënjohje e Qytetit të Vlorës".
Pas marrjes së çmimit nga kryebashkiaku Ermal Dredha, sportistja tha:
”Sot dua të flas me zërin e gjithë vajzave që merren me sport. Kam kujtime të fëmijërisë kur gjyshi im vinte në çdo aktivitet sportiv, ku unë merrja pjesë dhe plot krenari i tregoja medaljet që merrja që fëmijë.
Pikërisht këto medalje më rritën kofidencën, jo vetëm në fushën e sportit, por dhe atë profesionale. Arritjet e mia sot janë rezultat i punës së madhe që kam bërë që në moshë të herët me veten. Sot jam një femër e fortë, që pëlqej sfidat dhe u them të gjithë femrave rrisni besimin dhe pranoni sfidat”./ M.K-dritare.net