Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë thuhet në arkivat italiane, për Enver Hoxhën dhe komunizmin në Shqipëri! Flet studiuesja

Çfarë thuhet në arkivat italiane, për Enver Hoxhën

Kesiana Lekbello ka studiuar historinë e Italisë dhe gjithë Evropës, duke e lidhur me historinë e Shqipërisë, referuar dokumenteve që ka zbuluar në Arkivat e Italisë. E ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV zonja Lekbello flet për librin e saj më të fundit të botuar këtë vit, “Il Realismo in Albania. La storia dimenticata, 1890- 1990.”, që flet për historinë e Shqipërisë nga viti 1890, deri kur u rrëzua regjimi komunist.


“Komunizmin e zgjodhi populli shqiptar. Kjo shoqëri bëri atë që në historinë e popullit shqiptar nuk kishte ndodhur më parë. U mobilizua. Babai im, vjehrri im dhe shumë të tjerë që unë kam njohur kanë punuar vullnetarë. Në një shoqëri nuk duhet të mendojmë shtëpia ime, gjëja ime, por duhet të lëmë diçka dhe t’ia japin komunitetit.

Çfarë thuhet në arkivat italiane, për Enver Hoxhën

Ne si popull ndoqëm një rrugë për të cilën ëndërruam. Ëndrra e shqiptarit ishte t’i jepej toka. Ne reformën agrare e kemi nisur në vitin 1946, Italia ka filluar në vitet 1950-1980. Ne arritëm ta zhduknim analfabetizmi në 1968-ën. Italia arriti ta zhdukte në 1970-ën. Ne e emancipuam gruan që në vitin 1950. Ndërsa Italia 30 vjet më pas, në 1980-ën. Këto janë me dokumente. Komunizmi nuk ra, u tradhtua. Historia thotë që mbasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore, komunistët në Amerikë u zhdukën. U zhdukën mbi 30 mijë në Amerikë. Në 1949-ën lindi NATO-ja, pakti euroatlantik kundër bllokut komunist. Ne nuk i kishim shpallur luftë Amerikës, ishim një vend i vogël në një cep, që desh na harruan që ishim fitues të Luftës së Dytë Botërore. Atëherë u mobilizua blloku socialist dhe ngriti Paktin e Varshavës në 1945-ën. Ky pakt iu vu kundër komunizmit, doli më parullë. Këto nuk janë opinionet e mia, por studimet. Edhe diçka, për mua, Enver Hoxha është babai nobiltar i Shqipërisë. Ndërsa Ahmet Zogu tradhtar, sepse e braktisi Shqipërinë në çastin e saj më të vështirë.”, tha studiuesja në DritareTV./K.C/dritare.net