Na ndiqni edhe në

Kronikë

3 të rinj humbin jetën në Gjirokastër

3 të rinj humbin jetën në Gjirokastër


Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Automjeti tip Volkswagen, me targa AB 797 VP, drejtohej nga Klejdi Myftari, 24 vjeç, në të cilin udhëtonte edhe Anxhelo Ruci, 27 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy të rinjtë kanë humbur jetën nga plagët e marra.

Automjeti tjetër, tip Mercedes-Benz, me targa AB 552 LV, drejtohej nga Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në këtë mjet udhëtonte edhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik./K.C/dritare.net