Na ndiqni edhe në

Emisionet

Studiuesja shqiptare në Itali që shkruan për Mbretin Zog dhe Enver Hoxhën!

Studiuesja shqiptare në Itali që shkruan për Mbretin Zog dhe

Kesiana Lekbello ka studiuar historinë e Italisë dhe gjithë Evropës, duke e lidhur me historinë e Shqipërisë, referuar dokumenteve që ka zbuluar në Arkivat e Italisë. E ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV zonja Lekbello foli për largimin nga Shqipëria në 1992-shin, studimet në Itali, edhe librat e studimet kushtuar artit, historisë së Shqipërisë në raport me vendet e tjera.

“Jetoj në Itali prej 33 vitesh. Jam larguar nga Shqipëria në 1992-shin. Në vitin 2003 kam mbaruar Universitetin e Bolonjës, dega Historia/Kritika e Artit me rezultate të shkëlqyera. Nga viti 2004 vazhdoj dhe punoj në Muzeun San Domeniko në Forli ku organizohen ekspozita të nivelit kombëtar italian dhe ndërkombëtar. Kam bashkëpunuar për doktoratën me Universitetin e Venecies, dega Tradizioni Klasik dhe me Universitetin e Riminit mbi artin dhe arkitekturën bizantine.

Studiuesja shqiptare në Itali që shkruan për Mbretin Zog dhe

Jam e specializuar edhe në gjuhën dhe letërsinë italiane dhe jap mësim si profesorëshë e kësaj lënde bashkë me historinë dhe historinë e artit në shkollat Superiore/ Forli- Cesena. Kam mbi 400 artikuj të shkruar në këto 20 vjet, me tema shkencore, humaniste, histori arti, në gazetat Itali-Shqipëri; aktualisht shkruaj, në bashkëpunim me profesorin, historianin Franco Cardini, artikuj në programin e tij “Nessun dorma”.

Studiuesja shqiptare në Itali që shkruan për Mbretin Zog dhe

Kam publikuar libra dhe studime.

1) Historia e Arkitekturës, nga antikiteti greko-romak e deri me 1600 ( botuar në 2007-ën)

2) Libri me përmbledhje shkrimesh/ studime: La memoria e l' oblio in Albania ( botuar 2014)

3) Publikuar, Rivista Shkencore, Colloquia Mediterranea, shkrimi:

Il Patrimonio Artistico- Religioso della Tradizione Ortodossa: Le Pietre e i colori della memoria albanese, Firenze 11/1/ 2021.

4) se fundi: Il Realismo in Albania. La storia dimenticata, 1890- 1990. ( botuar ne Itali, maj 2024).” , thotë zonja Lekbello në DritareTV./K.C/dritare.net

Studiuesja shqiptare në Itali që shkruan për Mbretin Zog dhe