
Studiuesja: Ja çfarë thonë dokumentet e arkivit të Italisë për mbretin shqiptar Ahmet Zogu!
Dritare.net
Kesiana Lekbello ka studiuar historinë e Italisë dhe gjithë Evropës, duke e lidhur me historinë e Shqipërisë, referuar dokumenteve që ka zbuluar në Arkivat e Italisë. Në një intervistë për emisionin “Intervista e ditës”, nga Ermal Peçi në DritareTV, studiuesja flet për figurën e Ahmet Zogut. Studiuesja thotë se Ahmet Zogu është tradhtar, që u largua nga Shqipëria në çastin e saj më të vështirë, prill të 1939-ës kur italianët pushtuan Shqipërinë. Dhe kjo sipas saj pasqyrohet edhe në dokumentet që ka gjetur në Arkivin Italian.
“Pasi ra qeveria demokratike e Fan Nolit që u zgjodh nga rrethet e 24-ës ne u bëmë një koloni e Italisë. Në të vërtetë ne patëm për 20 vjet italianët në shtëpi. Patëm edhe një mbret që shqiptarët e duan shumë. Madje në 2012-ën këtij mbreti iu dha edhe titulli kombëtar i flamurit. Nëse Mbreti Zog ka titullin e flamurit, si mundet një figurë e tillë të qëndrojë në krah të partizanëve që kanë titullin e nderit të flamurit? Ose njëra ose tjetra. Nuk mund të jenë të dyja bashkë. Unë jetoj në Itali, kam kryer studimet këtu. Unë e kam studiuar për 21 vjet historinë italiane dhe atë evropiane në balancë me historinë e popullit shqiptar. Mbreti italian që nuk e braktisi Italinë, por që iku nga Roma në jug të Italisë dhe Italia nuk ia fali. Sot e kësaj dite ai nuk zotëron asnjë lloj prone në këtë vend. Ky mbret nuk ka asnjë lloj titulli në Itali. Edhe sot nuk ekziston mbretëria në Itali. Ekziston Republika Italiane, e zgjedhur nga 50 milionë italianë me votë të përgjithshme. Ne kishim 24 majin e 1944-ës që dha një vendim, mbreti ështe tradhtar. Ndërkohë që Italia më 7 prill të 1939-ës, shkeli si pushtues tokën shqiptare, Mujo Ulqinaku u ngrit të shtinte me armë për të thënë: “Ne nuk dorëzohemi!” Mbreti mori valixhet edhe iku. Si mund ta duash një mbret të tillë? Ai iku dhe e braktisi Shqipërinë në ditën më të keqe. Edhe pastaj u shpall hero i Flamurit Kombëtar. Kur shoh këta që ia çojnë kurorën e mbretit italian nuk e kuptoj kush janë patriotët. Nuk kuptoj si mund të rehabilitohet figura e një mbreti dhe si mund të qëndrojnë të barabartë dëshmorët, partizanët, dhe mbreti me ballistët?”, tregoi studiuesja në DritareTV./K.C/dritare.net

















