Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident i rëndë në Lezhë, çifti humb jetën, nëna me dy fëmijë plagosen! Përmbyset autobusi në Rrugën e Kombit!

Aksident i rëndë në Lezhë, çifti humb jetën,

Ditët e para të vitit 2026 kanë nisur me aksidente rrugore, ku mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër.

Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 1 grua dhe 2 fëmijë të mitur njëri 6 dhe tjetri 2 vjeç që udhëtonin me mjetin tjetër që u përfshi në aksident janë plagosur.

Bëhet me dije se dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të cilët janë identifikuar Elona Florini 42- vjeç dhe Petrit Florini, 53- vjeç ky i fundit me detyrë efektiv policie, ndërsa gruaja me profesion mësuese.

Ngricat dhe temperaturat e ulëta shkaktuan disa aksidente në Rrugën e Kombit, ku u përplasën rreth 10 automjete, përfshirë edhe një ambulancë, ndërsa një autobus është përmbysur në rrugë në afërsi të Rrëshenit.

Aksident i rëndë në Lezhë, çifti humb jetën,

Një tjetër aksident është shënuar edhe në rrethrrotullimin e Savrës ku janë përfshirë dy mjete tip Benz ndërsa nuk ka pasur lëndime në njerëz, vetëm dëme materjale.

Edhe fillimi i vitit nisi me një aksident tragjik në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”. Nga përplasja e dy automjeteve, tre persona Klejdi Myftari, 24 vjeç, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, dhe Martin Dulaj, 25 vjeç humbën jetën. E plagosur mbeti e fejuara e Dulajt, Arsida Demiri, 19 vjeçe, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak/ Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.