Emri/ Identifikohet i riu që u qëllua për vdekje gjatë mesnatës në Sukth!
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Katund të Sukthit, ku është qëlluar për vdekje një 38-vjeçar.
Mësohet se personi që ka humbur jetën në këtë ngjarje është i riu Fatjon Dervishi, pasi persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të tij.
Bëhet me dije se i riu ka ndërruar jetë në spital pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra, ndërsa policia dhe FNSH kanë nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
“Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës”, njofton policia./M.K-dritare.net