Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Elton Deda reagon për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Mani: Fluturo lart babai i teatrit!

Elton Deda reagon për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Mani:Elton Deda reagon për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Mani:

Kantautori Elton Deda reagoi për ndarjen nga jeta të yllit të teatrit dhe kinemasë shqiptare Piro Mani. Deda i cili ka një djalë me vajzën e Piro Manit, Jolën postoi në Facebook një foto të aktorit ndërsa e shoqëroi me një dedikim ku i shpreh gjithë mirënjohjen për dashurinë që mori nga ai.

“Fluturo tashme me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gëzime ne jetën time. Dhe cfare trishtimi solle sot. Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!”, shkroi Deda./K.C/dritare.net