Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E pabesueshme! Shqiptarë të paguar dëshmuan kundër UÇK-së në Beograd!

E pabesueshme! Shqiptarë të paguar dëshmuan kundër

Procesi gjyqësor në Hagë kundër ish-drejtuesve të UÇK-së, një çështje që Astrit Hyskaj, kryetar i veteranëve të UÇK-së në SHBA, e sheh si një sulm direkt ndaj trashëgimisë së luftës çlirimtare.

Ai e cilësoi procesin si "absurd", duke theksuar se akuzat fillestare për trafikim organesh, të cilat shërbyen si pretekst për ngritjen e gjykatës, janë zhdukur plotësisht nga aktakuza aktuale.

Sipas Hyskaj, një pjesë e madhe e provave të prokurorisë bazohet në informacione të siguruara nga shërbimi sekret serb. Më tronditës ishte zbulimi i tij se ka pasur "qindra shqipfolës të paguar" që kanë dhënë dëshmi kundër UÇK-së direkt në zyrat e autoriteteve serbe në Nish dhe Beograd. Këto dëshmi, sipas tij, janë motivuar nga "inate personale dhe politike" dhe janë pjesë e një operacioni të mirëfilltë të shërbimeve serbe për të denigruar luftën e UÇK-së./E.P-dritare.net