Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E kundërshtoi me vite, si u afrua me vajzën e tij bosi i Cosa Nostra. A do e trashëgojë ajo pasurinë!

E kundërshtoi me vite, si u afrua me vajzën e tij bosi i Cosa Nostra.

Jeta e bosit të ‘Cosa Nostra’, Mattero Messin Denaro do të mbetet përherë një mister edhe pasi vdiq disa ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Në një deklaratë disa muaj më parë pasi u arrestua, Mattero Messin Denaro pyeste se pse vajza e tij, Lorenza kishte kërkuar ta takonte kur ai kishte vitë që i lutej për ta parë.

“Kam 26 vjet që pres ta shoh, të flas me të, dhe ajo vjen tani që jam në burg dhe gati i vdekur? Tani nuk ka më kuptim. Nuk më intereson të kem asnjë lidhje me të”, shprehej ai i cili nuk e kishte takuar kurrë vajzën e lindur nga lidhja që kishte me Francën. Lidhjen të cilën prindërit e vajzës nga Castelvetrano e kishin kundërshtuar gjitmonë.

Në veçanti, mamaja e Francës ka dashur gjithmonë të qëndrojë larg familjes bosit, pasi pohonte se ata nuk kishin asgjë të përbashkët, përveç mbesës së saj. Lorenza u rrit me mbiemrin e nënës së saj, Alagna. Kur mësoi për arrestimin e të atit, vajza u paraqiti gjyqtarëve, një kërkesë për t'u autorizuar të hynte në burg dhe të fliste me të, citon La Repubblica.

Por në letër Lorenza Alagnadhe Matteo Messina Denaro nuk ishin të afërm, nuk kishte asnjë deklaratë nga e cila vërtetohej se ajo ishte vajza e tij dhe për këtë arsye prokurorët nuk e autorizuan takimin. Ai shpjegonte në javët e para të paraburgimit se dëshira për mos ta takuar nuk lidhet me vajzën e tij por për ata që kundërshtonin që ajo të kishte mbiemrin e tij.

“Nuk kam asgjë” kundër saj, nëse ajo dëshiron të njihet si vajza ime duhet të jetë ajo që do ta kërkojë".

“E përsëris, nëse do njohje nga babai, do t’ia jap, sepse është vajza ime biologjike. Por unë nuk dua asgjë prej saj. Unë tashmë kisha gjithçka (i referohet jetës)”, shprehej ai.

Mungesa e marrëdhënies babë e bijë gjatë kohës së tij në arrati shihet edhe nga gjërat e vogla, si për shembull sendet e gjetura në portofolin që mbante ditën e arrestimit. Shefi mbante disa foto të familjarëve të tij, por ajo e Lorenzës nuk ishte aty. E gjithë kjo nuk e bëri Lorenzën të dorëzohej, derisa mori lejen për t'u pritur. E bëri më 26 prillin e kaluar, në ditëlindjen e shefit.

Ai pas xhamit të dhomës së intervistës, nuk shfaqi asnjë emocion, ishte i ftohtë edhe kur Lorenza e quajti baba për herë të parë.

Lorenza nuk e fshehu xhelozinë e së bijës për një vajzë tjetër nga Campobello di Mazara për të cilën fliste i ati në mesazhet dhe letrat e arratisura që dolën pas arrestimit. Në fund të takimit, ai iu drejtua vajzës së tij se nëse dëshiron të mbajë mbiemrin Messina Denaros në regjistër, ai nuk do ta kundërshtonte.

Takimet përsëriteshin çdo muaj, Lorenza e solli edhe djalin e saj të vogël për të takuar gjyshin e tij. Më 7 gusht, një ditë para se të shtrohej në spital për shkak të përkeqësimit të sëmundjes, Matteo Messina Denaro nënshkroi njohjen e Lorenza Messina Denaro para një oficere të gjendjes civile./M.K-Dritare.net