Dritat u fikën. Si u kap Maduro! Trump zbërthen operacionin sekret!
Dritare.net

Presidenti Donald Trump tha sot se gjatë operacionit sekret për të kapur udhëheqësin venezuelian Nicolás Maduro, dritat e kryeqytetit u fikën për shkak të ekspertizës amerikane. Ai e përshkroi misionin si një bashkëpunim të përkryer të forcave ushtarake dhe të rendit, duke neutralizuar të gjitha kapacitetet e Venezuelës dhe duke sjellë Maduro “para drejtësisë” në mes të natës.
Ai sqaroi se gjatë misionit “të gjitha kapacitetet ushtarake të Venezuelës u bënë të pafuqishme”, ndërsa dritat në kryeqytet u fikën “për shkak të një ekspertize të caktuar” të forcave amerikane.
Trump përshkroi operacionin si “errësirë dhe vdekjeprurës”, duke theksuar suksesin e forcave amerikane në kapjen e Maduros gjatë një nate të tensionuar në Venezuelë.
Trump shtoi se populli venezuelian është përsëri i lirë dhe se SHBA është më e sigurt dhe më krenare pas këtij operacioni.