
Doktor Orion Glozheni: Diabeti gjatë shtatzënisë, shkak aborti!
Dritare.net
Në këtë puntatë të Dritares së Doktorit folëm për rrezikun gjatë një shtatzënie me mjekun e njohur obsetër gjinekolog Orion Gliozheni. Mjeku u shpreh se çdo shtatzëni mund të paraqesë rrezik nëse nuk respektohen këshillat e duhura.
“Çdo shtatzëni në një moment të saj mund të ndodhet në rrezik, edhe ajo që duket si më normalja. Ndërsa ka disa raste specifike ku shtatzënia është e rrezikuar që nga fillimi. Në këto raste futen gratë të moshës mbi 40 vjeç, gra me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, gra të cilat janë mbipeshë dhe kanë probleme me shëndetin, si dhe gra që presin më shumë se një fëmijë.
Diabeti është një patologji jo shumë e shpeshtë në shtatzëni, por kur është prezent ka rrezik si për nënën dhe fëmijën. Diabetin nëna mund ta ketë para shtatzënisë, ose diabet që fitohet gjatë shtatzënisë. Të dyja janë me rrezik, por ajo që duhet është një kontroll i vazhdueshëm i glicemisë në gjak. Ky kujdes duhet treguar me ushqyerjen në radhë të parë. Kontrolli i diabetit para se të nisi shtatzënia është shumë më i mirë. Një grua që shton peshën dhe nuk kujdeset për diabetin gjatë shtatzënisë mund të sjelli abort, ose vdekjen e fëmijës në bark. Diabeti gjatë shtatzënisë mund të parandalohet. Kujdes të shtuar duhet të kenë gratë që e kanë në trashëgimi familjare. Por dieta e ekuilibruar dhe kontrollet e vazhdueshme e eleminojnë rrezikun.”,u shpreh mjeku Gliozheni./M.T/dritare.net

















