
Debati me Albi Nakon/ Dojna Mema: Tri netët më të vështira, më vjen keq që s’isha zëri juaj!
Dritare.net
Kryelajmi i çdo gazete, apo reviste ditët e fundit ka qenë Albi Nako dhe Bela. Koreografi i jurisë së “Just dance” në Top Channel është përballur me kritika të shumta ditët e fundit, pasi iu drejtua një konkurrenteje në një mënyrë aspak të hijshme. Pasi Bela mbaroi performancën, Nako e pyeti 40-vjeçaren për moshën dhe më pas i tha: “Për mua më mirë ik martohu, bëj fëmijë.” Bela ia ktheu përgjigjen koreografit, por kjo nuk mjaftoi. Kritikat kanë vazhduar ndaj Nakos, por edhe vetë emisionit. Pak çaste më parë, moderatorja e këtij emisioni, Dojna Mema ka bërë një reagim për gjithë çfarë ndodhi. Dojna shprehet se, i vjen keq që nuk u bë dot zëri i audiencës, por sipas saj nëse do të kishte ndërhyrë do të kishte nënvlerësuar inteligjencën e Belës dhe aftësinë e saj për t’u vetëmbrojtur.
“Nëse kam pritur dy ditë për të reaguar, e kam bërë sepse kanë qenë tre net shumë të vështira për mua. Gjendem në një situatë që do të doja të mos isha kurrë në jetën time. Me gjithë çfarë ndodhi edhe unë do të kisha reaguar ndryshe. Në fund të ditës kjo na bën të bukur dhe njerëz, se nuk jemi robotë që të kemi gjithmonë fjalën e duhur dhe në momentin e duhur. Më vjen shumë keq që në atë moment nuk gjeta fjalët që ju do të donit të kisha thënë. Një mikesha ime më tha: “Dojna ka një problem. Kur njerëzit janë fizikisht aty dhe po i përgjigjen dhe kundërpërgjigjen njëri-tjetrit, në momentin që t’i merr përsipër të flasësh, ti po nënvlerëson inteligjencën e atij personi që është fizikisht aty dhe i aftë për t’u mbrojtur." Mendova se me përgjigjen që Bela dha, i vuri gjërat në vend. Por mesa duket nuk ishte ashtu, kur e pashë nga ekrani. Më vjen keq që nuk u tregova zëri juaj!”,- tha ndër të tjera moderatorja./K.C/dritare.net

















