Bela, konkurrentja në “Just Dance”: Ia dola. Bëra zhurmë mediatike!
Dritare.net
Bela konkurrentja në “Just Dance”, që i doli në mbrojtje i gjithë publiku, tha se debati me anëtarin e jurisë, koreografin Albi Nako, ishte i gjithi i inskenuar. 40-vjeçarja foli sot në Top Albania Radio, ku tha se ia arritën qëllimit, duke bërë një zhurmë mediatike. Bela, siç duket kishte dashur të promovohej kështu.
“Punoj me Albin prej vitesh dhe këtë herë ne ia arritëm qëllimit, bëmë zhurmë mediatike. Ne jetojmë në Shqipëri ku nuk merret për bazë komenti pozitiv dhe nëse Albi nuk do të kishte thënë ato që tha unë nuk do të isha sot këtu me ju. Ndër vite kam marrë pjesë në 5 kompeticione kërcimi dhe sa i përket “Just Dance” unë i kërkova vetë Albit që të bënte pjesë dhe të më promovonte.” Bela, siç duket kishte dashur të promovohej kështu./L.F-dritare.net