Dojna Mema: Në Shqipëri s’është e thjeshtë të jesh njeri!
Dritare.net
Moderatorja Dojna Mema, ka reaguar publikisht në lidhje me komentin e shëmtuar të Albi Nakon, kundrejt një konkurrenteje. Përveç anëtarit të jurisë, Nakos, i cili u kritikua për fjalët e tij drejtuar konkurrentes, po aq sa ai në rrjetet sociale, pati kritika edhe moderatorja, për mosreagimin e saj në momentin e debatit.
“Quhem Dojna Mema dhe jetoj në një vend ku s’është e thjeshtë të jesh njeri. Punoj në televizion dhe kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Jam penduar pak, sepse është e vështirë të kesh një pozicion publik, në një vend jo normal. Një ditë të shajnë me libër shtëpie, pse jep opinionin tënd, sepse s’je ti për të dhënë mend, dhe ditën tjetër të shajnë prapë pse nuk e dhe. Kam mbajtur gjithmonë qëndrime të forta mbi seksizmin, në vendin e kohën e duhur! Ama kjo nuk mjafton, sepse nëse zgjedh të qëndrosh neutral një herë ke qenë fallco gjithmonë. Prezantoj një talent shou kërcimi me një juri dhe pozicioni imë është shumë delikat, por gjithmonë asnjanë. Jam sulmuar sërish, me po të njëjtën dhunë verbal, por kam arritur në një pikë që për fat të keq vjen me moshën, kur ti kuptoj se je bijë e një populli që stimulon vetëm ndjenja e shëmtuar e urrejtjes. Quhem Dojna Mema dhe jashtë një spektakli ku kam një pozicion asnjanës, mendoj se çdo formë seksizmi duhet të marrë përgjigjen që meriton”, shkruan Dojna Mema./L.F-dritare.net