
Më mirë ik martohu, bëj fëmijë/ Albi Nako komenton moshën e konkurrentes, rrjeti i kthehet kundër!
Dritare.net
Emisioni “Just Dance”, në "Top Channel", ditën e sotme ka patur një konkurrente 40-vjeçare, duke bërë që koreografi Albi Nako të komentonte këtë pjesë. Ndërsa pas performances e ka pyetur konkurrenten për moshën, më pas i thënë-” Për mua më mirë ik martohu, bëj fëmijë”. Nga ana tjetër, ajo ia ka kthyer-” Mirë unë që e di vetë çfarë bëj, po ti, kur do martohesh?” “Mos u bëj merak për mua, se unë e kam akoma trefazorshin” ia ka kthyer koreografi. Duket se ky koment e ka bërë publikun të reagojë, duke komentuar se ai nuk ka të drejtë të ofendojë askënd për shkak të moshës. Shumë prej tyre e kanë quajtur komentin e tij bullizëm, ndërsa ka reaguar edhe aktori Aleks Seitaj në një status në "Instastory", duke theksuar se askush nuk mund t’i tregojë askujt si të jetojë jetën”. “Duke shprehur gjithmonë mendimin tim personal. Marr shkas nga x program televiziv. Mosha nuk ka të bëjë fare me mundësinë për të ëndërruar, kërcyer, kënduar apo perfromuar. Fakti që je grua nuk do të thotë që duhet të mbyllesh në shtëpi, të gjesh burrë dhe të lash tapetet. Dhe nuk ka asnjë aktor, këngëtarë, balerinë, superstar apo lesh me qime, që të të tregojë se si ti duhet ta jetosh jetën, se si duhet të ëndërrosh. Mundësisht edhe 100 vjeç, ndiq ëndrrën tënde”, ka shkruar ai. Fjodora Fjora, ka shkruar"- T'iu sqaroj njëherë e mirë se më mbytët, gjithë ky mllef. Gjesti i Albi Nakos ishte i shëmtuar.Askush, nuk ka të drejtë nga pamja e jashtme, aq më pak një burrë i rritur si Albi. Se nuk latë llaf pa më thënë, Lexoni saktë, të paktën. Po, ishte shumë e shëmtuar, e pashë dhe më bëri shumë përshtypje."./M.M-dritare.net

















