Ik martohu, bëj fëmijë/ Albi Nako: Ishte e gjitha një inskenim, për ta bërë konkurrenten të njohur!
Dritare.net
Albi Nako, koreografi anëtar i jurisë së emisionit “Just Dance” , ka reaguar pas kritikave të shumta, për komentet e tij drejtuar një konkurrenteje në garë. I ftuar në Top Albania Radio, ai tha se ishte e gjitha një inskenim, dhe se me Belën (konkurrenten), ka 20 vjet që njihet.
“Të jem i sinqertë jam shumë i habitur nga një numër i madh reagimesh në rrjete sociale, por një shprehje thotë se e vërteta më e madhe është ajo që nuk thuhet. E vërteta është që unë me Belën kam 20 vjet njohje. Bela është një person që punon me mua dhe punon për mua edhe në akademinë që unë kam. E vërteta është që Bela është futur në atë program nëpërmjet meje. E vërteta e gjithë çfarë u tha aty ishte një gjë, një bashkëpunim me Belën, si të thuash për t’i bërë një promo asaj vajze që historikisht nuk ka pasur asnjëherë mbështetje nga njerëzit. Kjo është dhe e faktuar, sepse unë përderisa kam krijuar këtë imazh në 20 vite karrierë, nuk kam lajthitur ta shkatërroj këtë imazh. Dua të kërkoj një ndjesë publike, sepse nuk kam pasur për qëllim denigrimin e figurës së femrës”, tha Nako./L.F-dritare.net