Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dita e katërt e gjyqit në Hagë, vijon mbrojtja e Kadri Veselit!

Dita e katërt e gjyqit në Hagë, vijon mbrojtja e Kadri Veselit!

Sot zhvillohet dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.


Fjala është për mbrojtjen e Veselit, pasi ajo e Thaçit e përfundoi fjalën e vet një ditë më parë. Avokati i tij, Lluka Mishetiç tha se nëse Thaçi shpallet fajtor, do të ishte "padrejtësi ligjore dhe historike", ndërkaq kërkesën e Prokurorisë që të katër të akuzuarit të dënohen me nga 45 vjet burgim e cilësoi si "burgim të përjetshëm".

Kadri Veselin e përfaqëson avokati Rodney Dixon. Ai i ka nisur deklaratat e para përmbyllëse dje dhe i vazhdon sot deri në orën 13:00. Dje ai e cilësoi çështjen kundër Veselit si “një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin”. Sipas Dixon, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka asnjë provë kundër Veselit. "Kemi mbetur në duart e thashethemeve", tha ai.