Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dita e Europës, Tirana mbushet me flamujt e vendeve të unionit

Dita e Europës, Tirana mbushet me flamujt e vendeve të unionit

9 Maji, Dita e Europës ka sjellë një atmosferë ndryshe sot në kryeqytet. Bashkia e Tiranës e ka dekoruar qytetin, institucionet, por dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej” me flamujt shumëngjyrësh të vendeve që janë sot pjesë e unionit.

Dita e Europës, Tirana mbushet me flamujt e vendeve të unionit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale edhe fotot që kanë mbuluar qytetin në këtë ditë të shënuar së bashku me urimin për më shumë paqe dhe unitet. “Dita e Evropës! Paqe dhe unitet! Gëzuar familja e madhe!” – shkruan Veliaj.
Sot, më 9 maj 2021 mbushen 71 vite nga dita kur u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj që sot njihet me emrin Bashkimi Europian./K.C/dritare.net

Dita e Europës, Tirana mbushet me flamujt e vendeve të unionitDita e Europës, Tirana mbushet me flamujt e vendeve të unionit