Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dëshmia e Safet Bajrit në GJKKO: Nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë!

Dëshmia e Safet Bajrit në GJKKO: Nëse ishte për të ikur

Avokati i Safet Bajrit ka zbuluar detaje nga dëshmia në GJKKO e Safet Bajrit, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen Fatbardh Licit në bashkëpunim me kushëririn, Behar Bajri dhe shokun e tij, Astmer Bilali.

Sokol Tahiraj deklaroi se gjatë seancës gjyqësore Safet Bajri, të cilit iu caktua masa arrest me burg, ka deklaruar se është paraqitur vetë ditën kur iu vendosvn prangat dhe se është i hapur për hetim.Gjithashtu ka deklaruar se “nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin”.

Avokati tregoi se Safet Bajri e ka dhënë edhe më parë ADN-në e tij, ndërsa shtoi se “nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet atë e di prokuroria”.

Avokati: Safeti e bëri të qartë që jam paraqitur vetë, jam i hapur me hetimin, sa herë më kanë ardhur për kontroll banese jam treguar i hapur me hetimin, nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin, jam i hapur me hetimin. Është paraqitur vetë.

Lidhur me analizën e ADN-së?


Avokati: Kjo është pjesë e hetimit, por Safet Bajri e ka dhënë analizën e AND sa herë është shoqëruar, e kanë analizën e ADN. Nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet atë e di prokuroria.

Cila ishte prova e paraqitur?

Avokati: Nuk është provë e re.

AKUZAT E SPAK

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, akuzohen për tre vepra penale. Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohe për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre personat kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici i afërm i Ibrahim Licit në Shkodër më 10 gusht 2018.

“Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues.

Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur:

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim B.B; A.B dhe S.R, të dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal;

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; B.B; A.B dhe S.R kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit F. L, i afërm i shtetasit I.L. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi B.B, i bën shtetasit I.L për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit B.B,

Në datën 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim B.B; A.B dhe S.R.

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurise.