Dëbora zbardh Elbasanin, akset problematike
E Enjte 8 Janar 2026, 16:04
Dritare.net

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa zona të qarkut të Elbasanit.
Autoritetet bëjnë me dije se borëpastrueset ndodhen në terren, ndërsa në akset rrugore po hidhet skorie me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe parandalimin e aksidenteve.
Më problematike paraqiten zonat malore, konkretisht Zavalina, Labinot Mali, Moagjesh dhe Gjinar, ku trashësia e dëborës ka ndikuar ndjeshëm në qarkullim.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto zona./K.C/dritare.net