
Cili ishte momenti më i bukur i Samitit të Komunitetit Politik Europian !
Dritare.net
Momenti më i bukur i Samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet sot në Tiranë ishte ai kur Kryeministri Edi Rama u ul në gjunjë përpara homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Ky gjest simbolik dhe humoristik u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa Meloni komentoi me batutë: “E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë” .
Një tjetër moment i veçantë ishte pritja e liderëve europianë në Sheshin Skënderbej, e cila u çel me valle popullore nga një grup të rinjsh dhe një video promovuese me pamje nga atraksionet turistike të Shqipërisë . Kjo atmosferë festive dhe mikpritëse u vlerësua gjerësisht nga të ftuarit dhe mediat ndërkombëtare.
Samiti në Tiranë ka sjellë së bashku 47 liderë europianë, përfshirë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në epiqendrën e politikës europiane për një ditë. Ngjarja shënon një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin, duke theksuar rolin e rëndësishëm të vendit në skenën ndërkombëtare./e.p-DRITARE.NET

















