Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vape më keq se cigarja, dëmton arteriet dhe venat!

Vape më keq se cigarja, dëmton arteriet dhe venat!

Cigaret elektronike mund të dëmtojnë arteriet dhe venat, edhe në qoftë se pajisjet janë pa nikotinë.

Një studim i ri i prezantuar në konferencën e Shoqërisë Radiologjike të Amerikës së Veriut në Çikago, tregoi se përdorimi i një cigareje elektronike me ose pa nikotinë ul ngopjen venoze me oksigjen. Do të nevojiten kërkime të mëtejshme për të studiuar efektet e tyre afatgjata. Por shkencëtarët thonë se pirja e shpeshtë e cigares elektronike mund të çojë në sëmundje vaskulare.

Në treg ka shumë cigare elektronike, madje me shije të ndryshme dhe kjo i bën ato shumë të kërkuara nga të rinjtë. Konsumimi i cigares elektronike është kthyer në një trend. Cigaret elektronike nuk lëshojnë tym si cigaret normale, por vetëm një lloj tymi që mezi shihet. Përdorimi i tyre është gjithnjë e më i përhapur tek adoleshentët, duke tejkaluar tashmë konsumimin e duhanit tradicional. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Glasgow (Mbretëria e Bashkuar) botuar nga OBSH Europe, 32% e popullsisë përdorin cigare elektronike. Në Itali, duhanpirësit e cigares elektronike janë 2.4 për qind e popullsisë, e barabartë me një milion e dyqind mijë njerëz. Por në realitet ka një popullsi të tërë të fshehur adoleshentësh që i shpëtojnë statistikave zyrtare./E.P/dritare.net