Braçe-PD-së: Ju vratë 4 protestues me plumb ballit më 21 janar, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!
Dritare.net

Deputeti i PS Erion Braçe i është kthyer PD-së pas deklaratave se në protestë janë përdorur plumba gome. Braçe i kujtoi Sali Berishës protestën e 21 janarit, 4 protestues mbetën të vrarë në bulevard nga plumbat e lëshuar nga kryeministria kur Berisha në atë kohë shërbente si kryeministër.
“Para dy ditësh pashë deputetë për të hyrë me dhunë në Kuvend me motolovë në dorë, dhe sot nuk i shoh në sallë. Parlamenti nuk shërben për të ndryshuar faktet historike. Në 21 janar, në një protestë të nisur paqësore (zhurma nga PD), ja se po e rregulloj. Në një protestë që nisi paqësore dhe që mbaroi me 4 të vrarë jo me ujë, por me plumb në lule të ballit dhe me 14 të tjerë të plagosur me plumb po prap në trup dhe jo në këmbë. Janë sot gjallë fare kot, i shpëtoi zoti lart. Nuk mund të vihet këtu dh të na thuhet që gjuajtët me ujë dhe plumba gome. Që ajo ngjarje do t’iu përndjekë deri sa ai lart t’ju marrë, patjetër që po, por që në këtë vend do të bëhet drejtësi një ditë, do të bëhet drejtësi një ditë”, tha Braçe./ dritare.net