Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bomba e Meçes: Greqia i sabotoi votimet e emigrantëve shqiptarë!

Bomba e Meçes: Greqia i sabotoi votimet e emigrantëve

Analisti Arben Meçe i ftuar në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku në DritareTV ka komentuar problematikat me votën emigrantëve të Greqisë. Meçe u shpreh se shteti grek ka ndikuar dhe ndërhyrë në jetën politike në Shqipëri. Sipas Meçes, Greqia ka sabotuar votimi ne emigrantëve.


“Në Angli i DHL-së, i shpërndarjes dhe i tërheqjes së zarfeve ka qenë shumë normal. Po marrë Anglinë se ka një kontingjent jo të vogël emigrantësh. Në Itali nuk ka probleme. Ndërsa në Greqi s'ka të ndalur. Ka një muaj të tërë që shteti grek, jo konjukturat ekstremiste greke, por shteti grek ka qenë shumë aktiv duke ndërhyrë në mënyrë drastike në politikën shqiptare, në fushatë elektorale. Konjuktura greke u vu absolutisht në dispozicion të krahut politik që ka sot në Shqipëri, i cili ka bërë aleancën e vetë me Sali Berishën dhe jo vetëm u vë në dispozicion, por më flagrante të mundshme, ka bërë një ndërhyrje të çuditshme, të papranueshme duke ndërhyrë në jetën politike në Shqipëri. Duke qenë që shteti grek në mbështetje të faktorëve politik aleat në Shqipëri ka ndërhyrë dhe do ndërhyjë dhe në procesin e shpërndarjes të fletëve të votimit. Pra e ka sabotuar votimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi./K.C/dritare.net