Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blerina Reçi: PD do të fitojë 8 mandate në Durrës!

Blerina Reçi: PD do të fitojë 8 mandate në Durrës!

Blerina Reçi e 12 në listën e kandidatëve të PD në Durrës ishte e ftuar sot në Dritare Tv. Ajo tha se PD do të fitojë në Durrës 8 mandate.

“Unë do të theksoja cilësinë e këtyre zgjedhjeve. Sot durrsakët dhe të gjithë shqiptarët treguan qytetari. Këtë e treguan jo vetëm me pjesëmarrje, por edhe me qetësinë gjatë procesit. Në Kënetë pati pak problem, por nuk mund të konsiderohet i madh. Pritshmëritë tona janë që të marrim 8 mandate. Shpresojmë në një vlerësim të denjë të votës së popullit shqiptar”.

Nga 14 mandate në qarkun e Durrësit, sipas Exit Poll të Top Channel, Partia Socialiste, nxjerr 8 deputetë. Ndërsa Partia Demokratike fiton 42.9% të votave, që përkthehen në 6 mandate. Për rezultatin final na duhet të presim ende 48 orë./L.F-dritare.net