
Betohet presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj!
E Diel 24 Korrik 2022, 18:06
Dritare.net
Bajram Begaj u betua sot si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.
Zoti Begaj do të jetë Presidenti i 8-të i Shqipërisë, pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Kreu i ri i shtetit, u betua sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë detyrën e tij si president i republikës për 5 vitet e ardhshme.
Begaj do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, i cili u zgjodh si President i republikës në vitin 2017-të.
Bajram Begaj u zgjodh president i ri i Republikës në datë 4 Qershor me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim në raundin e katërt. Zoti Begaj ishte propozimi i mazhorancës./L.F-dritare.net

















