Berisha: Shprehja ‘Puthu me Milon’ u bë ‘Puthu me Dashin’
E Premte 13 Shkurt 2026, 14:02
Dritare.net

Uljen e ish-demokratit Dashnor Sula krah Edi Ramës në takimin e sotëm me inspektorët e vendit e ka komentuar edhe Sali Berisha.
“Ekziston një shprehje popullore: ‘puthu me Milon’, por sot kjo u bë ‘puthu me Dashin’. Edi Rama, që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe përgatitur komunikata për t’i dërguar nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, ajo e Mynihut, nuk shkoi dot. Ai dhe ekipi i tij nuk u nisën për Mynih dhe e anuluan udhëtimin. Batoni me një pjesë të ekipit është në Mynih duke e pritur, por Rama, siç thotë populli, ‘puthu me Milon’, sot u bë e vërtetë: ‘puthu me Dash Sulën’,” tha Berisha./dritare.net