Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha shfaqet me bufin në tavolinë: Simbol i mençurisë!

Berisha shfaqet me bufin në tavolinë: Simbol i mençurisë!

Pasi e shigjeton prej javësh si buf kënete, Sali Berisha i përgjigjet Edi Ramës me të njëjtën mënyrë. Nga selia blu, Berisha u shfaq me një buf në tavolinë, për të cilin tha se është simbol i mençurisë.

“Kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë.Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.

Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf. Injoranca nuk është argument, thotë Latini”, tha Berisha./ E.P-dritare.net