Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha pranoi se shkatërrimi i Shqipërisë në ’91-’92 ishte operacion i Serbisë!

Berisha pranoi se shkatërrimi i Shqipërisë në

Gazetari Roland Qafoku ka bërë një deklaratë tronditëse në emisionin “Shqip” të Dritan Hilës në DritareTV. Duke kujtuar një intervistë që ka zhvilluar me Sali Berishën në vitet ’90 për gazetën Koha Jonë, Qafoku rrëfen se ish-presidenti i ka pranuar vetë se destabilizimi i Shqipërisë në vitet 1991–1992 ishte një operacion i shërbimeve sekrete serbe.

“Deklarata më e fortë në intervistën time me Berishën ishte kjo: E pyeta për 20 mijë dollarët që Vojisllav Shesheli përmendi në Parlamentin serb si pagesë për destabilizimin e Shqipërisë. Millosheviçi, sipas Sheshelit, i kishte thënë: Ja ku kanë shkuar, Shqipëria është shkatërruar, u dogjën edhe furrat e bukës. Kur e pyeta Berishën nëse kjo ishte e vërtetë, ai më tha: Po, është e vërtetë. U bë nga shërbimet sekrete serbe. Janë bërë hetime, janë arrestuar njerëz. Por atëherë nuk kishte media dhe nuk u mor vesh asgjë”, – tregoi Qafoku.

Një pranim i tillë, që vjen nga vetë Sali Berisha, në kulmin e pushtetit të tij, hedh dritë mbi një nga periudhat më të errëta të historisë shqiptare. Shqipëria e viteve ’91–’92 u përfshi nga kaosi, dhuna dhe varfëria ekstreme, ndërsa qytetarët e saj braktisnin vendin me gomone.

Kush i lejoi këto operacione? Pse nuk u bë publike asnjëherë? Pse u hesht për rolin e Serbisë në shkatërrimin e një shteti që sapo po lindte? Dritare.net do të vijojë ta ndjekë këtë temë. Sepse e vërteta, sado vonë të vijë, ka gjithmonë rëndësi./dritare.net