
Ben Blushi padit Sali Berishën për shpifje
E Mërkurë 22 Korrik 2020, 20:08
Dritare.net
Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, ka paditur në gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Blushi e ka paditur Berishën për shifje.
Berisha prej kohës në facebookun e tij herë duke ju referuar “qytetarit dixhital’ herë vetë, publikon akuza të forta ndaj ish-deputetit Blushi në lidhje me prona, e kompani të ndryshme.
Si duket Blushi ka vendosur që të përballet në gjykatë me Berishën për të gjitha akuzat e këtij të fundit./ I.M-Dritare.net

















