Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhyl Reso: Ja si më erdhi zarfi me fletën votimit në Amerikë!

Bardhyl Reso: Ja si më erdhi zarfi me fletën votimit në

Të parët që votojnë në zgjedhjet e 11 majit janë emigrantët në Diasporë. Tashmë fletët e votimit janë dërguar kudo ka shqiptarë, ndërsa një pjesë e votimeve janë kthyer në Shqipëri dhe po ruhen në qendrat e posaçme deri më 11 maj. Edhe zoti Bardhyl Reso i cili jeton në SHBA e ka marrë fletën e votimit dhe sot e tregoi në DritareTV se si do të votojë. Ai tregoi për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip se si i shkoi fleta e votimit në shtëpi dhe koston që ka dërgimi i tyre në SHBA.


“Unë ende nuk kam votuar, por sot do ta tregoj për ju se si do të votoj. Një merak kam sa i përket fletës së votimit. Votuesit duhet ta kenë të qartë se ata nuk duhet të dalin nga kolona, pasi të votojnë për partinë apo koalicionin që preferojnë, duhet të zgjedhin edhe kandidatin për deputet që është në listat e hapura nga po ajo parti. Nëse ti vendos shenjën te një parti, edhe kandidatin e zgjedh të një partie tjetër, atëherë vota jote është e pavlefshme.
Pasi voton, e palos fletën e votimit dhe e fut te zarfi A, e mbyll, e fut te zarfi B e C dhe e dërgon sërish në postë. Janë tri zarfe, është një vlerë e konsiderueshme shpenzimi që ky zarf të vijë në SHBA dhe të shkojë sërish në Shqipëri. Pra 130 dollarë për çdo person. Ne e pritëm me shumë emocion që të na vinte fleta e votimit në shtëpi. Postierët erdhën në çdo derë apartamenti. Domethënë një shërbim jashtëzakonisht korrekt. Ndaj mendoj që këto fletë votimi t’i plotësojmë me kujdes, që t’i shërbejnë qëllimit të tyre dhe mos shkojë dëm vota.”, thotë zoti Reso në DritareTV./K.C/dritare.net